Nga Rajoni
17 September 2021
Gruaja rrah burrin e saj, i shkakton lëndime trupore

Një rast dhune në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë të Veriut.

Policia e Kosovës raporton se një burrë është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Të njëjtit i janë shkaktuar lëndime trupore.

“Mitrovicë Veri 16.09.2021-12:35. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.



Të ndryshme
Më shumë
MPB: Janë regjistruar disa incidente në Shkup, Kumanovë dhe Veles17 October 2021
A ju kujtohet këngëtarja Valentina Rama? Ja si duket ajo sot... 22 July 2021
Ja e vërteta e tre antarëve të një familje nga Tetova që vdiqën nga Covid 19 2 September 2021