Nga Vendi
17 shtator 2021
Tateshi: Sistemi shëndetësor në Maqedoni është i sëmurë

Mjeku oftamolog, Bekim Tateshi nga radhët e ASH-së i ftuar në emisioni “Rruga drejt” në Alsat tha se sistemi shëndetësor në Maqedoni është i sëmurë.

Dhe sipas atij, kjo jo prej tani, por zgjat prej kur Maqedonia është e pavarur.

Sipas Tateshit Me pavarësinë e Maqedonisë nuk arritëm që shëndetësinë ta mbajmë në nivelin që e kemi pasur deri atëherë. Tateshi foli edhe për tragjedinë e Tetovë ku akuzoi se gjendja në këtë spital është keq menaxhuar dhe neglizhuar plotësisht.

“Nëse në spitalin modular të Tetovës, është dëmtuar një nga tre gypat e oksigjenit, dhe pikërisht gypi që nuk transportonte oksigjen, kjo tregon se dikush prej brenda e ka bërë atë.

Dhe kjo është një shenjë se diçka po ndodh”- tha Tateshi.

https://alsat.mk/tateshi-sistemi-shendetesor-ne-maqedoni-eshte-i-semure/



Të ndryshme
Më shumë
Lajm i keq për pushuesit/ Javën që vjen bien temperaturat, priten reshje shiu 2 gusht 2020
Forumi i Prespës, Kurti arrin në Ohër, shihet bashkë me Edi Ramën e Ali Ahmeti 2 korrik 2021
Ja si do të organizohen dasmat këtë vit16 qershor 2021