Kuriozitete
17 September 2021
Prej 1 viti nuk heq vetullat dhe mustaqet, 31-vjeçarja: Burrat më shajnë në rrugë

31-vjeçarja Eldina Jaganjac, ndryshe nga femrat që kujdesen në çdo detaj në pamjen fizike, prej më shumë se 1 viti nuk ka pastruar as mustaqet dhe as vetulla!

Kjo, sipas saj, nuk e ka bërë aspak që të ndihet më pak femërore. Madje ajo ka shtuar se vendimi që ka marrë për të dalë nga turma, i ka dhënë më shumë vetëbesim.

Ndërsa ajo u rrit, u frustrua nga fakti që gratë pritet të shpenzojnë më shumë kohë dhe para për të ruajtur pamjen e tyre përmes heqjes së qimeve sesa meshkujt.

Por, nga ana tjetër ajo pranon se burrat në Danimarkë e kanë ofenduar në rrugë. Ajo shtoi se vëren burra që shikojnë vetullat e saj sikur të ketë një “kokë tjetër”.



Të ndryshme
Më shumë
Nga sharjet në rrjet, te tritoli dhe rrëmbimi i djeshëm/ Si nisi sherri mes Fabio Dushkut dhe Kozakut24 September 2021
Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin: Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga e vetme19 October 2021
Të martën sfida/ Zgjedhjet në Xhorxhia përcaktuese për kontrollin e Senatit 3 January 2021