Nga Vendi
7 July 2020
Ahmeti: Zaev flet pasi pi 3 gota raki, Zaev: Nuk pi alkool, asnjëherë s’kam qenë i dehur

Këto deklarata zotëri Zaev i bën në raste kur pi tre gota raki në kafe dhe bën miting, sepse me mua flet krejt ndryshe dhe pendohet për atë që ka thënë para dy orësh. Zaev është ashtu i ndërtuar që bën deklarata, akrobacione, por unë nuk jam i tillë”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kështu u shpreh lideri i BDI-së Ali Ahmeti në lidhje me deklaratën e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili kishte thënë se BDI do të shkojë në opozitë.

TV21 e pyeti Zaevin se si e komenton këtë deklaratë Ahmetit, Zaev u përgjigj:

“Nëse dikush nuk pi alkool, ai jam unë Zoran Zaev. E ka gabuar punën tërësisht. Kështu që Zoran Zaev mund të ngre dolli me verë maqedonase, me raki shtëpie, por nën ndikim të alkoolit… asnjëherë nuk kam qenë i dehur në jetën time”, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zeav.



Të ndryshme
Më shumë
Arta Nitaj pozon e zhveshur në ara 9 July 2021
Ndotja e ajrit më e madhe gjatë mbrëmjes28 October 2020
BE-ja ia rrit shpresat Shkupit për bisedimet e anëtarësimit 4 October 2021