Nga Vendi
21 shtator 2021
552 persona janë ri-infektuar me koronavirus në Maqedoni

Gjithsej 522 persona janë infektuar sërish me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë e deri më 19 shtator, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik ISHP. Nga ata që u infektuan përsëri, një person u infektua me koronë për herë të tretë, nënvizohet në raport. Ndërkohë që vetëm javën e kaluar janë raportuar 23 ri-infeksione.

Raporti i ISHP-së thotë se javën e kaluar u regjistruan gjithsej 3340 raste të reja me Covid-19 nga një total prej 28,972 testesh. Gjysma e të infektuarve janë nga Shkupi.

Ka pacientë të regjistruar nga të gjitha moshat, dhe grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç.



Të ndryshme
Më shumë
“Ma keni nxirë jetën”, konkurrenti i “Për’puthen +40” largohet papritur nga emisioni29 qershor 2021
Shqiptari 29-vjeçar e godet me çekiç në kokë gruan e tij shtatzënë17 qershor 2021
Zaev: Përse të jap dorëheqje, që të bëhet Mickoski kryeministër?16 shtator 2021