Nga Rajoni
23 shtator 2021
Publikohen 4 kushtet e Beogradit për t’u kthyer në dialog: Asociacioni dhe policia të shkojë në veri me miratim të serbëve

Beogradi po kërkon që të plotësohen katër kërkesa për të vazhduar dialogun në Bruksel, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.

Në një shkrim të publikuar nga “Novosti”, thuhet se ato nuk janë kërkesa të reja apo shantazhe, por kërkesa që dalin nga marrëveshjet e nënshkruara të cilat  sipas Beogradit, Prishtina i ka penguar ose refuzon t’i përmbushë prej vitesh.

Kërkesa e parë është që të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, e dyta që Kosova të mos dërgojë forca të Policisë me armatim të rëndë në veri pa lejen e KFOR-it dhe miratim të asociacionit serb, e treta që të formohen dy kompani serbe për shpërndarje të rrymës për serbët në veri dhe katër, që trupat gjykues për rastet në veri të jenë në raport 2 me 1, në favor të serbëve.

Katër ditë që kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikë kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në këto dy lokacione, derisa dy shtetet shkëmbyen akuza e kundër akuza pas këtyre zhvillimeve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë dy ditëve të fundit ka përsëritur se ata nuk do të kthehen në dialog pa u tërhequr të gjithë trupat e Policisë së Kosovës nga Veriu. Vuçiq dje ka thënë se ka pasur ofertë nga BE-ja që të takohen në Bruksel, por se e ka refuzuar.

Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme e ka quajtur vendim të duhur reciprocitetin për targa, duke i u bërë thirrje serbëve në veri që të zhbllokojnë rrugët dhe të mundësojnë qarkullimin e lirë. /Reporteri.net



Të ndryshme
Më shumë
1.5 milionë persona nënshkruajnë peticionin për fshirjen e videove të Mia Khalifas nga faqet pornografike 1 korrik 2020
Shpjegon trajneri personal: Pse ushtrimet me pesha duhet t’i bëni para ushtrimeve kardio24 janar 2021
Armata e Maqedonisë së Veriut sot shënon 29-vjetorin e themelimit18 gusht 2021