Nga Vendi
24 September 2021
Estonia do të ndihmojë në digjitalizimin e Maqedonisë së Veriut

Në Qeveri sot pritet të nënshkruhet marrëveshje mes ekzekutivit dhe Qendrës Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, marrëveshja trelaterale do të ndihmoj procesin e digjitalizimit në vendin tonë.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga zv/kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ambasadroja e Estonisë në vendin tonë Kristi Karelson dhe ajo e SHBA-së, Kate Marie Byrnes.

Projekti do të duhet ta zbatojë Sekretariati për Çështje Evropiane, me ndihmë financiare nga SHBA, Estonia dhe ndihmë ekspertësh nga Qendra Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë.



Të ndryshme
Më shumë
Ulen shifrat e të infektuarve me covid në Europë 2 September 2020
Fotoja e të moshuarës në lajmërimin e vdekjes bën xhiron e botës26 August 2020
Parandalohen gara ilegale në aksin Tetovë-Shkup30 July 2021