Nga Vendi
27 September 2021
Bexheti: I kam hyrë garës për ti dhënë jetë Tetovës, për të mos ikur të rinjtë

“Sot qëndroj para jush me të vetmin qëllim që ti japim jetë Tetovës, sepse jam i saj, kam lindur dhe jam rritur në Tetovë, e di cdo rrugicë e lagje se me cka ballafaqohet dhe kam zgjidhet e duhura për të dal nga ky kaos.

Duke evituar karrierën time profesionale akademike kam zgjedhur këtë rrugë, dua që të realizoj synimin që Tetova duhet të jetë aty ku e ka vendin meritor, duke mos u larguar njerëzit tanë”, theksoi kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti në tubimin për promovimin e kandidatëve për kryetarë komunash të PDSH-së që mbrëmë u zhvillua në Tetovë.

Ai bëri të ditur se fushata e tij si kandidat do të fokusohet tek problemet që ballafaqohet Tetova dhe që ka rënduar tepër jetën e qytetarëve.

“Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të jetë problem kryesor, ne do të bëjmë rikonstruimin e plotë të rrjetë, që është vjetërsuar dhe të sigurojmë furnizim të pandalshëm të ujit. Zgjidhjen e problemit me mbeturinat dhe sigurimin e ambientit të pastër për jetë. Zhvillimi urban të qytetit, sepse kaosi për cdo ditë shkakton kokëçarje dhe ne sigurojmë planifikim të ri duke i dhënë përparësi korsive në hyjre të qytetit, ndërtimin e parkingjeve dhe rrugët lokale.

Ndërtimi i strehës për qenët endacak që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Gazifikimin e qytetit si projekt gjigant. Arsimi si shtyllë kryesore angazhohemi për decentralizim të plotë, duke respektuar vlerat dhe karrierën profesionale, ndërtimin dhe meremetimin e shkollave e çerdheve, duke dyfishuar këto të fundit. Përkujdese dhe zhvillim të bizneseve të mesme dhe të vogla.

Qendra për grumbullimin e produkteve bujqësore, përkujdesje për sigurimin e importit, si dhe hapjen e tregjeve të gjelbërta në disa lokacione”, theksoi Bexheti.

Ai tha se transparenca, llogaridhënia dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë kriteret bazë të punës së tij.



Të ndryshme
Më shumë
36 vjeçarja e vret duke e goditur me shishe të birrës të dashurin që e njohu në Facebook19 August 2021
Avokati i Veselit i thotë gjykatësit “nxjerre kamxhikun”, reagon kryeprokurori Smith: Po na kërcënon16 February 2021
Plas sherri për femra në plazh, dy vëllezërit nga Kosova zihen me grushta me vëllezërit në Shëngjin21 June 2021