Nga Rajoni
28 September 2021
Kastriot Islami: Rama në lidhje sekrete me Vuçiqin për të krijuar “Serbinë e madhe”

Ish-deputeti Kastriot Islami ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi u shpreh se është bërë pjesë e një marrëveshje të fshehtë për krijimin e “Serbisë së madhe”, në mënyrë që të forcojë karrigen e tij.

Ai u shpreh se është shumë i shqetësuar edhe për situatën në veriun e Kosovës, pasi ka rrezik që ajo zonë të shkëputet në mënyrë të ngjashme me Krimenë.

“Rama me Zaev dhe Vuçiçin, kanë bërë tre përpjekje që janë e njëjta gjë, pra, minishengeni, ndryshim i kufijve dhe Open Ballkan. Këto nisma janë me prejardhje nga Beogradi për të krijuar Serbinë e Madhe. Rama e mbështet sepse do që të forcojë karrigen e tij. Unë jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, edhe pse janë forcat e NATO-s aty. Ka një rrezik që veriu i Kosovës të shkëputet, ngjashëm me Krimenë.

Kjo situatë mund të çojë në trazira dhe ndarje edhe në Malin e Zi, ku ka serbë. Rama është bërë pjesë e këtij projekti, është bërë pis. Rama ka luajtur një rol në këtë proces. Ai është futur përmes këtij projekti, që është një projekti të gabuar. Gjermania e ka thënë se procesi i duhur është ai i Berlinit. Qëllimi është që të krijohet Serbia e Madhe. Rama është vetegënjyer se mund të prishet kufiri me Kosovën, por sot e mohoi se mërziten ndërkombëtaret.

Rama dhe Vuçiç merren vesh në mënyrë tinëzare. Presidenti serb ka lobe të mëdha serbe me vete dhe i intereson që Rama ka anashkaluar Kosovën, sepse ne si vend nuk kemi kufi me Serbinë. Rama duhet të linte Kosovën, por ai ka përcaktuar si vëlla Vuçiçin. Rama është në një lidhje sekrete dhe tradhtia e në kurriz të Kosovës e stabilitetit të Ballkanit, me presidentin serb. Kjo qëndron edhe kundër qëndrimit të Merkelit dhe Gjermanisë, sepse ata janë kundër shteteve të mëdha në Ballkan, pasi do të hapte sërish konflikte”, tha Islami në RTV Ora.



Të ndryshme
Më shumë
Gjashtë viktima dhe 153 raste të reja me Covid-1925 June 2020
VMRO-DPMNE-ja publikoi edhe 10 kandidatë për kryetarë komunash30 August 2021
Nuk mund të kalohet në pikën kufitare “Jazhincë”, nuk punon pala kosovare26 June 2020