Nga Vendi
30 September 2021
Bytyqi: Shteti nuk do të heqë dorë nga investimi në kapacitetet energjetike jashtë vendit

Nuk do të heqim dorë nga investimi në kapacitetet energjetike jashtë vendit sepse ato janë të rëndësishme për ekonominë tonë, deklaroi sot zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime Fatmir Bytyqi.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse shteti do të heqë dorë nga investimi në interkonektorin pas paralajmërimeve nga Kosova se mendon në atë drejtim, Bytyqi tha se për atë nuk ka hamendje nga ana e Maqedonisë së Veriu.

“Me Kosovën flasim për interkonektorin. Kosova deri më tani asnjëherë nuk ka thënë se do të investonte në terminalin në Aleksandropullos. Ne si vend konsiderojmë se duhet sot, e jo nesër, ta bëjmë hapin për t’i mundësuar ekonomisë të jetë më konkurrente. Sjellja dhe diverzifikimi i gazit do të thotë për ekonominë konkurrencë më e madhe dhe mundësi për rritje dhe prandaj në këtë pjesë nuk ka hamendje. Konsideroj se është për t’u përshëndetur hapi që e bëmë si shtet për herë të parë të investojmë në kapacitete energjetike jashtë shtetit. Ndërtimi i interkonektorit dhe rrjetit gazpërçues është paraprijës i asaj që na pret në 30 vitet e ardhshme”, tha Bytyqi pas promovimit të projektit Cinderela në qarkun e kompanisë “Makstil”.

Bytyqi thotë se shteti nuk do të kishte humbje nga ky investim nëse Kosova heqë dorë nga interkonektori.

“Humbje mund të ketë kur të investoni 100, ndërkaq fitoni zero. Ne do të investojmë 10, ndërkaq fitojmë 100. Ndoshta, potencialisht do të fitonim 95, por gjithsesi jemi në fitim”, tha Bytyqi



Të ndryshme
Më shumë
Presidenti i UEFA, Ceferin: 80% të kampionateve kompletohen15 May 2020
Pendarovski mbledh liderët, kush bënë 61 deputet merr mandatin19 July 2020
Sllatina nderon dëshmorin Burim Huseini 1 August 2020