Nga Rajoni
30 September 2021
Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për marrëveshjen lidhur me targat të arritur sot në Bruksel.

Kurti ka thënë se  Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinjë dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë, shkruan Reporteri.net.

Ai ka shkruar se meqë protestuesit do të largohen nga pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak,  njësia speciale nuk ka pse qëndron atje, por se mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen.

Kurti po ashtu ka thënë se KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt.

“Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”, ka shkruar Kurti.

Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë. Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt.
Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet.



Të ndryshme
Më shumë
“Stopanska Banka” – Shkup me 100.000 euro fitim çdo ditë 2 August 2021
Konfirmohen 96 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shërohen 87 persona27 June 2020
Menaxheri i Taynës thotë se do të lajmërohet vet në Polici porsa të kthehet në Kosovë19 August 2021