Nga Vendi
10 July 2020
SPB Tetovë filloi me kontrolle të përforcuara për respektim të masave mbrojtëse në komunikacionin rrugor

Policia e Pollogut filloi me kontrolle të përforcuara të cilat kanë të bëjnë me respektimin e masave për mbrojtje në autobusë dhe furgona të cilat transferojnë udhëtarë. Me kontrolle do të përfshihen edhe vendet në të cilat mbidhen të rinjtë, të cilët sipas analizave të deritanishme, një pjesë e tyre nuk i respektojnë protokollet e sigurisë.

Pas publikimit të numrit të rritur të personave të infektuar me KOVID-19 në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, nga SPB Tetovë dërgojnë apel te qytetarët për respektim të dekretit për mbajtje të maskave mbrojtëse në hapësirë të mbyllur, automobil, autobus dhe shmangie të tubimeve në grupe me më shumë njerëz.

“Kontrollet të cilat zbatohen në këtë periudhë kanë rol parandalues për mbrojtje nga virusi. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19 në rajon, i përkujtojmë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet në dekretin përkatës qeveritar për mbajtje të maskës mbrojtëse dhe mjeteve tjera. Në atë mënyrë përveç që do ta mbrojnë shëndetin e tyre, do t’i shmangin edhe sanksionet të cilat janë parashikuar për mosrespektim të masave”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Nga policia, veçanërisht apelojnë te të rinjtë të mbajnë më shumë llogari dhe të mos grupohen në objekte hotelierike ose në vende të hapura si në parqe dhe oborre.

Josifovski informon se në periudhën e fundit në rajonin e Pollogut hyn në fuqi dekreti, me sanksione janë përballur mbi pesë mijë qytetarë. Çdo ditë përgatiten rreth njëqind urdhëresa pagesore sipas nenit 6 të Dekretit përkatës qeveritar.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas statistikave të SPB-së Tetovë për periudhën (9 dhe 10 korrik) si urdhëresa pagesore të përgatitura për mosmbajtje të maskave mbrojtëse gjithsej janë 86 (TE-50 dhe GV-36).

Nga policia informojnë se në këtë periudhë për 83 persona(TE-66 dhe GV-17) janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Kontrolle janë kryer te mbi 703 persona në rajonin e Tetovës dhe 142 në Gostivar dhe siç citon Josifovski nuk janë konstatuar parregullsi rreth respektimit të vendimeve.

 



Të ndryshme
Më shumë
Xhaferi: Me Marrëveshjen e Ohrit e kemi transformuar shoqërinë13 August 2021
Maqedoni: Arrin serveri për votim biometrik në zgjedhjet lokale13 September 2021
Si në kohë diktature! Qytetari turk arrestohet pas kritikës ndaj Erdoganit 1 July 2021