Nga Rajoni
13 October 2021
Vuçiq takon serbët e Veriut të Kosovës dhe kërcënon: Unë nuk jam si të tjerët, Serbia nuk është si dikur

Një takim është zhvilluar në Rashkë ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qytetarët e shkuar atje nga veriu i Kosovës.

Sipas mediave serbe, në fillim të takimit, Vuçiq tha se do të dëgjonte këdo që kishte diçka për të thënë.

Ai ka thënë se kishte vetëm një mesazh: “Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur. Ne do të ruajmë paqen. Ne i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e saj,…”.

Ndërsa njëri nga qytetarët ka “paralajmëruar” se “Ne duhet të mbrohemi, nëse ju nuk doni të na mbroni”.

Ndërkohë bëhet e ditur se takimi është “moderuar” nga Goran Rakiq, ministër në Qeverinë e Kosovës.

“Ne do të mbrohemi me gjithçka dhe të gjithë në dispozicion”, ka thënë Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, në fillim të takimit.

Ndryshe, para takimit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ai kishte kontaktuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak lidhur me ngjarjet e sotme në Kosovë.

“Unë jam duke pritur të takohem me serbët nga Kosova. Kontaktova me Miroslav Lajçak, i thashë atë që mendoja dhe e përfundova bisedën”, ka thënë Vuçiq.



Të ndryshme
Më shumë
I transformuar tërësisht, Edi Furra humb 40 kilogramë23 August 2021
Haga shqipton dënimin për Stanishiqin dhe Simatoviqin30 June 2021
Dua dhe Rita u bashkohen kolegëve, kërkojnë ndihmë ekonomike nga qeveria britanike 4 July 2020