Nga Vendi
17 October 2021
Prokuroria: Raportime për blerje votash në Fush Topanë dhe Shuto Orizarë

Në Prokurorinë Themelore Publike janë paraqitur parregullsi gjatë procesit të sotëm zgjedhor. Një nga rastet e paraqitura  ka të bëjë me dy persona të cilët me motoçikleta po blejnë vota në zonën e Fushë Tophanës dhe Shuto Orizares, shkruan Alsat.

Prokuroria i ka dhënë udhëzime SPB-së Shkup që të kontrollojë raste ku pretendohet se ka parregullsi, të bëjë verifikimin e personave që u është ofruar blerja e votës si dhe të identifikohen kryerësit eventual të veprës penale “ blerje e votës gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, që parashihet në nenin 162 të Kodit Penal.

Një tjetër rast i paraqitur është ngjitja e fletushkave të një kandidati për kryetarë komune pranë shkollës “Koço Racin”.  Ndërkohë sot në orën 9:04 paradite, Shtabi Operacional ka marrë një njoftim nga  Ambasada Amerikane, duke informuar se një person nga një parti politike, një ditë më parë, u është drejtuar duke thënë  se 83 persona të cilët janë dënuar në mënyrë të përsëritur për vepra penale që janë në liri, kanë marrë armë zjarri për të penguar procesin zgjedhor.

Më tej thuhet edhe se një person tjetër – një autor i njohur i veprave penale posedon armë dhe se ditën e zgjedhjeve ai do të kryejë vepra penale me të cilat do të rrezikojnë jetën e qytetarëve – anëtarë të një partie politike. Të gjitha rastet po verifikohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 220 mijë persona të vaksinuar me dozën e dytë në Maqedoninë e Veriut 3 July 2021
12 persona nga Tetova dhe Gostivari nuk respektuan vendimin për karantinë20 August 2021
Shtabi i Krizës ndërkomunal dha rekomandime për rajonin e Gostivarit24 August 2021