Nga Vendi
22 October 2021
Sejdiu: Në Zhelinë u keqpërdor votuesi, e po ashtu edhe policia

“Rruga Drejt” sonte do të flasë për njërën ndër komunat, në të cilën beteja mes partive ishte shumë interesante.

Zhelina është njëra ndër komunat, e cila në zgjedhjet e kaluara lokale ka bërë rotacion politik, ndërsa në këto zgjedhje në raundin e dytë garojnë Fatmir Izairi nga BDI dhe Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA.

Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa, fillimisht tregoi se në Zhelinë është keqpërdorur votuesi, derisa theksoi se është keqpërdorur edhe policia dhe se sipas tij, kundër kandidati i tij e di atë pjesë.

Sejdiu, tha se ai mori gjithsej 3900 vota në raundin e parë, ndërsa u shpreh i bindur se do ta fitojë raundin e dytë, shkruan Alsat.

“Ne morëm 3900 vota. Në këto zgjedhje u keqpërdor shumë votuesi. U keqpërdor edhe policia, kundërkandidati im e di atë pjesë. Kja pas kërcënime, por jo rastësisht ne në këto zgjedhje jemi ku jemi. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet komunale. E pres mbështetjen nga qytetarët pasi që, ne koalicion do të bëjmë më qytetarët tanë”, ka thënë Sejdiu në “Rruga Drejt”./ Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Albin Kurti gati për Berlin, jo për “Open Balkan”20 August 2021
Zaev pret koalicion të qëndrueshëm paszgjedhor me partitë shqiptare 6 July 2020
Bota mund të mbetet pa çokollatë në 2050-ën 8 July 2021