Nga Bota
22 October 2021
Putini: Perëndimi po i mëson fëmijët se mund ta ndërrojnë gjininë, kjo i afrohet krimeve kundër njerëzimit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se është monstruoze që fëmijët në Perëndim mësojnë se mund ta ndryshojnë gjininë.

Duke folur në Soçi, ai pretendoi se është afër një krimi kundër njerëzimit që djemtë e vajzat e reja të mësojnë për t’u bërë transgjinorë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

“Është e tmerrshme, kur fëmijëve në Perëndim u mësohet ideja se një djalë mund të bëhet vajzë”, tha ai.

Presidenti rus vazhdimisht është përballur me kritika për shtypjen e komunitetit LGBT në Rusi, ku martesa mes personave të gjinisë së njëjtë është e ndaluar.

Putini gjithashtu pretendoi se ka rrezik që të shkatërrohet jeta e një gjenerate fëmijësh. “Është thjesht moment monstruoz, kur fëmijët shtyhen të besojnë që nga herët se një djalë mund të bëhet lehtë vajzë dhe anasjelltas. Fëmija detyrohet të marrë një vendim që mund ta shkatërrojë jetën e tij”, shtoi ai.

Presidenti rus gjithashtu u ankua se “askush asnjëherë nuk këshillohet me psikologët e fëmijëve për atë nëse një fëmijë i një moshe të caktuar është i aftë për të marrë vendime të këtij lloji.

“Thënë troç, kjo është afër një krimi kundër njerëzimit, të maskuar nën emrin dhe flamurin e progresit”, tha Vladimir Putin.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ: Jehona e votuesve deri në ora 13 është mbi 20%17 October 2021
Zëri i Amerikës: Opozita shqiptare pa program, mirren vetëm me rrëzimin e BDl-së28 June 2020
Ahmeti: Likova do të vazhdojë të zhvillohet me Erkan Arifin11 October 2021