Nga Vendi
26 October 2021
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni ka shënuar rritje brenda pesë ditëve

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni është 6.187, ndërsa ka shënuar rritje në krahasim me javën e kaluar.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, gjysma e rasteve aktive janë në Shkup (3.190). Ndërsa numër të lartë të të infektuarve ka në Kumanovë (446), Veles (309) dhe Prilep (245).

Numra treshifrorë kan edhe Shtipi (198), Kavadari dhe Ohri me 190, Koçani (151), Strumicë (143), Tetova (104), Kriva Pallanka (111).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 199.901, numri i të shëruarve është 186.652, numri i të vdekurve është 7.062.

Dje janë regjistruar 135 raste të reja, pra 9 për qind e të testuarve.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.366.002 testime të Covid-19.



Të ndryshme
Më shumë
Big Basta e shan publikisht këngëtarin serb, derisa i del në krah Vesa Lumës 5 August 2021
Xhimi kandidon përsëri për kryetar të Shtipit13 September 2021
Sa i pagoi Afrim Muçiqi – Shkurte Gashin e Shkëlzen Jetishin që i kënduan në dasmën e djalit? 3 September 2021