Nga Bota
26 October 2021
Familja afgane e shet vajzën për 500 dollarë!

Një familje afgane është detyruar ta shesë vajzën e tyre të vogël për 500 dollarë, për shkak të krizës së urisë që ka kapluar Afganistanin.

“Fëmijët e tjerë ishin duke vd ekur nga uria, andaj, u detyruam ta shisnim vajzën time. Si të mos jem e mërzitur ajo është fëmija im”, ka thënë nëna e vajzës.

“Ne jemi të uritur. Për momentin ne nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”, ka thënë babai i vajzës.

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë, me një përkeqësim të mprehtë të situatës që kur talebanët morën pushtetin në gusht.

Fondet ndërkombëtare që mbështetën ekonominë e brishtë të vendit janë ndalur ndërsa bota debaton se si të merret me regjimin taleban.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër se miliona njerëz do të vd esin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend./21Media



Të ndryshme
Më shumë
Linda Halimi do t’i nënshtrohet për herë të parë një ndërhyrjeje në trupin e saj19 August 2021
Pas ndarjes së bujshme, ish-bashkëshorti i Adrola Dushit nis një lidhje të re20 August 2021
“Të ndërpritet ndërtimi i objektit modular në Butel”, Kostovski: Ky objekt është si ai në Tetovë!13 September 2021