Nga Bota
27 October 2021
Lideri i opozitës turke: Erdogan është psikopat

Kërcënimi Erdogan për çështjen e dëbimit të dhjetë diplomatëve nga Ankaraja shkaktoi një reagim të fortë nga lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili e cilësoi Presidentin “psikopat”, shkruan “Protothema”. Ai shtoi se Erdogan i sheh njerëzit në shesh dhe “thotë çfarëdo i vjen në mendje”.

Në të njëjtën kohë, Kilicdaroglu foli drejtpërdrejt “për një njeri që ka probleme mendore” dhe tek i cili qytetarët “nuk mund t’i besojnë vendit”.

Sulmi i ashpër dhe i paprecedentë i Kilicdaroglu ndaj Erdoganit vjen në një kohë kur presidenti turk po përpiqet ta paraqesë si “fitore” përshkallëzimin e krizës me dhjetë ambasadorët, pas deklaratës së tyre në rrjetet sociale se “ata respektojnë punët e brendshme si dhe të drejtën e brendshme të çdo vendi”.

Më herët, dhjetë ambasadorët kishin kërkuar lirimin e Osman Kavalas, një biznesmen, aktivist për të drejtat e njeriut dhe filantrop, i cili ndodhet në burg që nga fundi i vitit 2017, i akuzuar për financimin e demonstratave dhe pjesëmarrjen në “grushtin” e dështuar të 2016. Kavala mohon akuzat.

Erdogan kërcënoi se do i shpallte “non grata” ambasadorët, por më pas u tërhoq. Një burim diplomatik turk i tha “Reuters” se zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin dhe ministri i jashtëm Mevlüt Çavu?ololulu kishin ndërmarrë hapa për të gjetur një zgjidhje me dhjetë ambasadorët./ Abcnews.al



Të ndryshme
Më shumë
Shtrenjtohet jetesa në Maqedoni – mbi 500 euro janë harxhimet minimale për një muaj15 September 2021
Momenti kur Povetkin bëri njërin ka rikthimet më të mëdha dhe mposhti Whyte me një nokaut brilant23 August 2020
Motoçiklisti përplaset me shtyllën, humb jetën në vendngjarje22 September 2020