Nga Vendi
23 November 2021
Ganiu: Zyrtarisht janë regjistruar 16 viktima nga Çairi, por numri është më i madh

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu deklaroi se për nesër në ora 10:00 Komuna ka caktuar mbledhje në lidhje me aksidentin tragjik në Bullgari, me çka do të diskutohen mënyrat ligjore për tu dalë në ndihmë familjeve të prekura, shkruan TV21.

“Kam qenë në kontakt me familjarët që janë prekur në këtë tragjedi. Jam këtu për të treguar se për çdo kohë dhe çdo ndihmë Komuna e Çairit është e hapur”, tha mes tjerash Ganiu.

Ganiu thotë se numri i viktimave nga kjo komunë zyrtarisht është 16, por që sipas tij ka më tepër viktima që kanë jetuar në Çair, por që adresat i kanë në komuna tjera.

“Me dokumente i kemi të identifikuar, do të thotë që janë me adresa të Çairit në pasaportë janë 16, po numri është më i madh pasi kemi bashkëqytetarë që jetojnë në Çair por adresat i kanë në komunën e Gazi Babës, Studeniçanit dhe në komuna tjera”, deklaroi mes tjerash Ganiu.



Të ndryshme
Më shumë
Ngordh luani më i famshëm i Afrikës16 June 2021
Sela: Lejet për kazino i jep ministri Fatmir Besimi16 September 2021
BE-ja i hakmerret Hungarisë për ligjin anti-LGBT, ia shtyn bisedimet për miliarda euro23 July 2021