Nga Vendi
23 November 2021
Prokuroria e Bullgarisë: Të mbijetuarit janë në gjendje të rëndë psiqike, ende po hetohet nëse ka pasur shpërthim

Prokuroria Publike e Bullgarisë  pas vizitës së pacientëve të hospitalizuar në Klinikën në Sofje u shpreh se të lënduarit që mbetën të gjallë nga aksidentin me autobusin në Bullgari janë në gjendje stabile shëndetësore fizike por po ashtu edhe në gjendje psiqike të rëndë.

Ai tha se ende po ndërmerren masat për vërtetimin e shkaqeeve dhe arsyeve të aksidentit dhe se po vijon marrja në pyetje e të lënduarve.

“Të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. E vetmja që thonë se ka ndodhur për disa sekonda. Nuk mund të them nëse ka pasur shpërthim. Gjithçka ka ndodhur për disa sekonda. Në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje dëshmitarët e incidentit”, tha përfaqësuesja e Prokurorisë Publike të Bullgarisë.

Ndryshe, në aksidentin tragjik në Bullgari humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë kanë mbetur të lënduar./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zaev në “Ekonomist”: Për ne, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç të ardhmes së BE-së 9 July 2021
E sulmuan se i doli në mbrojtje Bregoviçit, revoltohet Mustafa Nano: Jeni talebanë, pirdhuni nga Facebook-u im13 August 2021
Ziadin Sela hedh votën e tij, has probleme me indetifikimin e gishtit17 October 2021