Nga Vendi
26 nntor 2021
Ahmeti: E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me incidentin në Glogjan të Deçanit, duke e vlerësuar si skenë shokuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Plaga e pashëruar rëndohet edhe më shumë nga skenat shokuese nga Gllogjani i Deçanit të Kosovës time.
Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu.
E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagoaur.
I tronditur thellë, bashkëndjej me familjet e viktimave dhe me çdo qytetarë të Kosovës e të gjithë shqiptarët kudo që jemi në këtë botë të trazuar” ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në sulmin e autobusit në Gllogjan janë konfirmuar tre të vrarë dhe disa të plagosur. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Nga 12 korriku vaksinimi në Maqedoni do të bëhet pa termin 5 korrik 2021
Thaçi e ekspozonë makinerinë ushtarake që Kosova e bleu nga amerikanët27 korrik 2020
Këto janë masat e reja për udhëtime në Evropë13 gusht 2021