Nga Rajoni
26 November 2021
Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për viktimat e vrarë në Gllogjan

Për ngjarjen e rëndë që tronditi sonte Gllogjanin ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku shprehi ngushëllime për familjet e viktimave si dhe shërim të shpejtë të kënduarve, ajo ftoi organet e rendit që sa më parë të ybulojë autorët e krimit dhe të sillen para drejtësisë.

“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.

Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.

Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, është shprehur presidentja Osmani.



Të ndryshme
Më shumë
Teuta Arifi uron fillimvitin e ri shkollor nga shkolla e re Reçicës së Vogël (Foto) 1 September 2021
Nëse doni të humbni peshë, konsumoni këtë lëng në mëngjes 8 August 2020
Maqedoni: Rritet interesimi për vaksinim, dje janë aplikuar 17.679 vaksina10 August 2021