Nga Vendi
11 December 2021
Aksident në aksin Tetovë – Shkup, të përfshirë një autobus i “Durmo Tours” dhe një automjet i “Klan Macedonia” (VIDEO+FOTO)

Pas reshjeve të borës në komunikacion janë shtuar edhe aksidentet. Në autostradën Shkup-Tetovë autobusi i kompanisë “Durmo-Turs” ka goditur një veturë në lëvizje. Siç shihet në fotografi, vetura është e televizionit “Klan Macedonia”. Policia ka dalë në terren për të mësuar shkaqet e aksidentit. Gjithashtu, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar rëndë.

SPB Tetovë pritet të dalë me detaje më vonë./Monitor.mk

                                                                                                                                                                                      Nistorët okularë nëpërmjet disa fotografive dhe videove bëjnë të ditur për një aksident në autostradën Tetovë – Shkup, përkatësisht në dalje të Tetovës. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet autobusit të kompanisë transportuese “Durmo Tours” dhe veturës zyrtare të Klan M, njofton Nistori.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë aksident të rëndë dhe se nuk ka të lënduar. Autobusi nuk ka qenë i ngarkuar me udhëtarë, sipas burimeve, por në veturën e Klan M ka qenë gazetarja Z.M.R dhe nga stafi teknik G.M. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret për procedurim të rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Të hënën do të votojnë 716 persona me coronaviurs dhe vetizolim11 July 2020
Nuredini: Parku Kombëtar i Malit Sharr do të lidhet me parqet tjera me të cilat kufizohet 7 July 2021
Tensionet në Egje! Turqia e vendosur për gaz dhe naftë: Na lejohet ti fundosim grekët 8 August 2020