ShowBiz
27 December 2021
A ishte shenjë për Borën ky gjest i Donaldit? Kjo fotografi zbulon gjithçka

Një veprim që bëri Donaldi pak javë më parë u komentua në media rozë dhe rrjete sociale pasi mendohej se ishte për ish të dashurën e saj, moderatoren, Bora Zemani.

Shenja që ai formon me gishtat e dorës sipas leximit që u janë bërë gjestikulacioneve të tilla përdoret kur i shpreh dikujt dashurinë, e që kjo mjaftoi që ndjekësit të aludonin se po i drejtohej Borës.

Mirëpo, interpretimi i tyre duket shumë larg të vërtetës. Mes të tjerash për ata që nuk e dinë kjo është edhe shenja e Spider-man. Andaj, nuk është aspak çudi që gjesti i Donaldi i drejtohet Romeos dhe është një shenjë mes vëllezërish.

Këtë e ka zbuluar së fundmi Romeo, i cili ka publikuar një foto nga Dubai ku ndodhet këto ditë pikërisht me këtë shenjë teksa e ka etiketuar Donaldin, duke i dhënë fund dilemave nëpër rrjete sociale.



Të ndryshme
Më shumë
Shkupi dhe Tetova me më shumë raste aktive me COVID-19 3 August 2021
Policia e Maqedonisë së Veriut kapi të arratisurin e dënuar për vrasje, dhunë dhe dëme tjera23 November 2021
Beyonce pozon me diamantin 128.54 karatësh që e kanë bartur vetëm katër femra25 August 2021