ShowBiz
28 December 2021
Do të hynë 3 banorë të rinj

Nata e sotme në ‘Big Brother Vip’ pritet të jetë shumë e gjatë dhe me shumë surpriza. Beatrixë do marrë surprizën më të bukur në jetë, ku do mundësohet që ajo të shkojë direkt nga shtëpia e ‘BBV’ në Pallatin e Kongreseve, aty ku do këndojë vëllai i saj, Alban Ramosaj, në natën e dytë të Festivalit.

Por, surprizat nuk mbarojnë me kaq. Nga burimet tona mësojmë se do të ketë 3 hyrje të reja në shtëpi. Edhe pse tashmë jemi drejt fundit, produksioni i ‘BBV’ ka menduar ta freskojë pak shtëpinë duke sjellë 3 banorë të rinj.

Emrat ende nuk po i zbulojmë, por janë 3 personazhe shumë interesante. E para është një moderatore nga Kosova, shumë e njohur dhe e dashur për publikun, e sigurt që do ndryshojë atmosferën në shtëpi.

Dy banorët e tejrë, do jenë dy sportistë kampionë, në disiplina të ndryshme, një kampion noti dhe një kampion tenisi.

Përveç hyrjeve të reja, nata e sotme do të ketë edhe debatet e zakonshme mes banorëve, opinionistëve, njëri mes Ilirit, Meridianit dhe Antonelës do lërë shtëpinë, do kemi nominimet dhe sigurisht surpriza të tjera.                                                                                                                                                                                                   Kjo do të jetë nata e fundit e spektaklit të ‘Big Brother Vip’ për këtë vit, pasi nata e ardhshme nuk do të jetë të premten si zakonisht, por të shtunën më 1 janar, që do të jetë një natë speciale.



Të ndryshme
Më shumë
Regjistrohet tërmet në Maqedoni 14 September 2021
I dashuri i Dua Lipës ‘ëndërron’ për Shqipërinë edhe kur është në gjumë24 June 2021
Nusja futet gjatë natës në shtëpinë e vjehrrës dhe e bën për spital 6 August 2021