ShowBiz
4 January 2022
Nami! Sot në ‘BBV’ do të hyjë edhe ish e dashura e njërit prej banorëve të shtëpisë?

Pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ mbrëmjen e sotme pritet që të bëhen pjesë edhe 3 banorë të rinj. Deri tani është përfolur se do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme dy femra dhe një mashkull.

Për momentin është aluduar vetëm për një emër dhe është fjala për moderatoren e njohur nga Kosova, Egzona Rafuna.

Ditën e sotme në emisionin “Breaking” teksa po flitej për hyrjet e reja që do të bëhen sot në BB VIP, Fiorentina Halili bëri një deklaratë të fortë.

“Egzona Rafuna, e cila është gazetare nga Kosova që mund të futet sot në shtëpi. Vetëm për këtë kam dëgjuar të paktën deri në këto çaste”, tha moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni në lidhje me hyrjet e reja.

Në këto momente ndërhyn ish-banorja e “Big Brother” duke thënë: “Se mos i fusni Dj Dagz atë ish-n e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”.

Kujtojmë se më herët është përfolur lidhja e Pajtimit me moderatoren, Ariana Berisha. Por ende nuk dihet nëse edhe ajo do të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

 



Të ndryshme
Më shumë
Rusia paralajmëron NATO-n: Çdo lëvizje për Ukrainën do të ketë pasoja21 October 2021
Reshje shiu dhe bore në Maqedoni, QMK me apel për qytetarët14 October 2021
Laurel bëhet atletja e parë transgjinore që merr pjesë në Lojëra Olimpike21 June 2021