ShowBiz
10 January 2022
Ditëlindja e Borës e shënuar në dron, Alban Ramosaj ka dy fjalë për çiftin Donald-Beatrix

Ditëlindja e Borës e shënuar në dron, Alban Ramosaj ka dy fjalë për çiftin Donald-Beatrix

 

Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kanë shkuar tre parashuta në përkrahje të aktorit, Donald Veshaj dhe se njëra nga to ka tërhequr më shumë vëmendjen për shkak se në të ishte shkruar një datë.

Në parashutë ishe e shkruar data 9 janar, datë kjo e ditëlindjes së ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemani.

“Dashuria kurr nuk duhet te jete nje sekret, 9 janar…”, shkruhej në flamur.

Ndjekësit e tyre e kanë dashur t’ia rikujtojnë aktorit të humorit ditëlindjen e moderatores, edhe pse tashmë ai është në lidhje me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj.

Më pas, Donaldi ka biseduar me Beatrixën lidhur me kuptimin e datës 9 janar, teksa kjo e fundit e ka mirëkuptuar atë duke i thënë se është një pjesë e jetës së tij e cila ka ndodhur kohë më parë.                                                                                                                                                                                                                                   

Por lidhur me këtë gjë ka reaguar, vëllai i Beatrixës, këngëtari Alban Ramosaj, i cili ka postuar një fotografi të çiftit Donald-Beatrix duke shkruar:

“Nuk para postoj mbi këtë temë…. në fakt se kam bërë kurrë më parë por e ndjej ta bëj këtë herë Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimin etj etj”? Këtu shihni një nga ato momente. Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e sa, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që spo ju futem se…gjatë… kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam. Jam krenar për ty Trix! <3  Luaneshës skanë ci bëjnë, mbetet në Throne.

#TruthAlëaysPrevails

#PureHeartsAlëaysËin”



Të ndryshme
Më shumë
Japonia shënon numrin rekord të të moshuarve mbi 100 vjeç14 September 2021
Dy ditë pa u parë, Graniti i bën Fifit surprizë romantike14 October 2021
Zaev: Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që e zhvilloi “Garancinë për të rinj”13 August 2021