Nga Vendi
23 July 2020
Artan Grubi: Me këtë parti politike nuk do bëjmë koalicion

Ish deputeti i BDlsë, Artan Grubi në një intervistë për gazetën Shqip të Shqipërisë ka sqaruar planet e ardhshme pas zgjedhjeve të 15 korrikut ku BDI doli fituese absolute.

Në pytjen nëse Zaev nuk pranon tezën e BDlsë për kryeministër shqiptar, a është e gatshme BDI-ja të negocojë me VMRO në e Mickopvskit? Grubi ka theksuar BDl nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni ku do të jetë e Majta e Apasievit

Pjesë e një shumice eventualisht alternative, do të ishte partia E majta dhe kjo për ne, është e papranueshme dhe nuk vjen në konsideratë një bashkëpunim me këtë subjekt destruktiv dhe regresiv. Nuk do të lejojmë kthim pas, pa marrë parasysh se a jemi në pozite apo opozitë. Rruga jonë drejt barazisee dhe integrimit ne NATO, e BE nuk guxon të rrezikohet nga askush dhe kjo nuk do të lejohet” thekson Grubi.

Krahu i djathtë i Ahmtit, Artan Grubi gjithashtu ka folur në lidhje me zërat se BDI ka hequr dorë për postin e kryeministrit. Ai thotë se e vërteta është se BDI-së i duhet unifikimi shqiptar për të arritur objektivat kombëtare, e jo “thika pas shpine” duke qëndruar këto parti, ose njëra prej tyre, prapa dere dhe në dispozicion rezervë të partive maqedonase.

Sipas Grubit të gjithë e përkrahin idenë për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe kjo është e arritshme dhe është në të mirën e vendit.

Ndryshe BDI-ja në zgjedhjet e 15 korrikut fitoi mbi 100 mijë vota shqiptare në mandate 15 deputetë, ASh-ja 12 deputetë BESA, 4 deputetë dhe PDSH-ja 1 deputetë. /TS/



Të ndryshme
Më shumë
Nuk u pëlqejnë dënimet për masa, kosovarët nisin e rrahin policët e Kosovës 1 September 2021
Filloi rrënimi i objekteve ilegale në plazhet më atraktive të Ohrit 9 June 2021
Borell dhe Lajçak takojnë Kurtin dhe Bislimin15 June 2021