Nga Vendi
24 July 2020
Administrativja hedh poshtë të gjitha paditë, KSHZ-ja në fundjavë certifikon rezultatet

Gjykata Administrative ka hedhur poshtë të gjitha 185 paditë e partive politike për parregullsi në zgjedhjet e 15 korrikut dhe ka verifikuar vendimet paraprake të KSHZ-së. Sot Administrativja hodhi  poshtë dy paditë e VMRO-DPMNE-së dhe një të Partisë “Demokratët. Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, deklaroi pas përfundimit të shqyrtimit të padive, nesër deri në ora 12.00 do ta njoftojnë KSHZ-në.

 

“Është shumë evidente se nga shumica e vendimeve që pata mundësi ti analizojë mungojnë prova për të pasur epilog të ndryshëm nga ky që ishte sot. Do të thotë mungojnë prova për shkelje zgjedhore, për shkelje të procesit të votimit dhe të synimit të rezultateve”- deklaroi Burim Sejdini, kryetar i Gjykatës Administrative.

Ndërsa nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, thanë për Alsat se pas përfundimit të procedurave nga Gjykata Administrative, do të fillojnë punën për shpalljen zyrtare të rezultateve përfundimtare.

 KSHZ

“Pas përfundimit në tërësi të procedurës në Gjykatën Administrative, KSHZ do të mbajë seancë të hapur në të cilën do të shpall zyrtarisht rezultatet përfundimtare. Pas përfundimit të seancës së KSHZ-së, menjëherë do të kontaktohen të gjithë deputetët e zgjedhur që tu dorëzohen certifikatat për deputet të zgjedhur. Këto procedura pritet që të përfundojnë gjatë të shtunës, më së voni deri të dielën”.

Nga KSHZ thonë se deri të dielën, do të ftojnë edhe të gjithë deputetët e zgjedhur për të marrë certifikatat e mandateve e tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Ramush Haradinaj zgjedh Durrësin për pushime21 July 2021
Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë19 August 2021
Qeveria e Kosovës tashmë ka një plan nacional sa i përket vaksinimi në masë22 June 2021