Nga Vendi
29 korrik 2020
Siniçan, organet e rendit nuk lejojnë banorët të vazhdojnë punën rreth ujësjellësit

Punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan të Tetovës nuk u lejuan as sot. Punët vazhdojnë të pengohen nga pjesëtarë të policisë. Para tyre edhe sot qëndroi kreu i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili bashkë me dhjetëra banorë të Siniçanit, të cilët, kërkojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme, lejimin e vazhdimit të punimeve për ujësjellësin.

“Komuna ka filluar përgatitjet rreth projektit. Dje isha i thirrur në stacionin policor në Tetovë. Nuk jam kriminel, vetëm se dua qytetarëve të mi tu siguroj ujë për pije. Zyrtari i policisë nuk ka një urdhëresë me shkrim, për këtë jam i bindur se këto ka prapavijë politike”, tha Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës.

  



Të ndryshme
Më shumë
Vullnet Murseli do ta ridizajnoi sheshin e qytetit sipas kritereve bashkëkohore estetike, urbanistike dhe arkitektonike11 tetor 2021
Mjeku shqiptar në Zvicër: 40 % e rasteve të reja janë mërgimtarë që janë kthyer nga Kosova 2 shtator 2021
Historia e veçantë e Hanifes: Pa ushtarin e UÇK’së në TV dhe u dashurua me të 7 korrik 2021