Nga Vendi
23 June 2020
Mançevski: Administratorët do të mund të denoncojnë presionet gjatë fushatës zgjedhore

Me mjetin për denoncimin anonim të presioneve gjatë fushatës zgjedhore, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, e uroi Ditën ndërkombëtare të sektorit publik.

Mançevski tha se administratorët përmes mjetit të ri të publikuar në faqen e ministrisë, do të kenë mundësi të paraqesin presionet

Nëse dikush bën presion në procesin e punës gjatë fushatës zgjedhore, të punësuarit në sektorin publik do të mund ta denoncojnë, ndërsa ministria do t’i shqyrtojë të gjitha denoncimet. Sektori publik duhet të punojë pa presion dhe pa qenë në shërbim të dikuj”, tha Mançevski.

Ai shtoi se denoncimi mund të bëhet në mënyrë anonime, ndërsa nëse dikush dëshiron t’i dorëzojë edhe të dhënat, të njëjtat do të mbrohen./Telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Përdorimi i emrit Maqedonia e V. është antikushtetuese 2 September 2021
Zaev: Pagat janë rritur minimum 6.000 denarë për katër vite28 October 2021
Bashkë në studion e Big Brother, Semi eviton pyetjen e Arbanës rreth Beatrixës 9 February 2022