Nga Vendi
10 August 2020
Ali Ahmeti: Sa jemi afër, aq jemi edhe larg në bisedimet me LSDM

Kryetari i BDlsë, Ali Ahmeti pas takimit me kreun Socialdemokrat Zoran Zaev, në deklarat për media tha se bisedimet tani kanë filluar, por shpreson që palët të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar dallimet.

“Ne tani kemi filluar nuk ka shumë takime që janë bërë sot është takimi i dytë dhe unë shpresoj që të gjitha palët do të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar ato dallime, vështërsitë të cilat janë duke u menduar”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ndërsa për bisedimet me LSDM, kreu integrist tha se sa janë afër, aq janë edhe larg.

“Unë mendoj se sa jemi afër, aq jemi edhe larg, por gjithmon palët duhet të kenë parasysh interesat madhore të shtetit”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti./TV21



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot me diell dhe i ngrohtë, temperature deri në 33 gradë17 June 2021
Daut Haradinaj: Do të zhgënjehen ata që e kanë votuar Albin Kurtin18 June 2021
Ja kush do të jetë kandidati i BDI’së për kryeministër shqiptar24 June 2020