Nga Vendi
10 August 2020
Vjedhje e armatosur në Tetovë

Në një shtëpi në Tetovë ka ndodhur një vjedhje e armatosur, ku janë vjedhur para, ar dhe telefona.

Rasti është paraqitur në polici nga një zonjë 47-vjeçare, e cila ka bërë të ditur se vjedhja ka ndodhur nga disa persona të armatosur.

Zonja ka qenë në shtëpi me të bijën, kur personat e armatosur janë futur në shtëpi. Ata u kanë marrë para, ar dhe telefonat.

SPB Tetovë ka ndërmarrë masa për ndriçimin e rastit dhe për kapjen e keqbërësve, ndërkaq është kryer edhe ekspertizë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

*Foto Ilustrim



Të ndryshme
Më shumë
Sela i përgjigjet Zaevit dhe Mickovskit: Nëse ju bëni qeveri maqedone ne bëjmë qeveri shqiptare 4 July 2020
Arrestohet një grua nga Kërçova për drogë21 July 2021
Studiuesit amerikanë thonë se vaksinat e Pfizer dhe Moderna sigurojnë mbrojtje nga COVID-19 për disa vite30 June 2021