Nga Vendi
12 August 2020
ASH: Qytetarëve po u mbaron durimi, shtrenjtimi i rrymës sjell destabilitet

Aleanca për Shqiptarët edhe njëherë shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike, në një kohë ku për shkak të pandemisë Maqedonia e Veriut është edhe më e varfër se më përpara!

Ne përkrahim me vendosmëri protestat e qytetarëve dhe i bëjmë apel organeve kompetente që: Menjëherë të kthejnë tarifat e dikurshme përndryshe kjo situatë mund të provokojë destabilitet sepse popullit po i mbaron durimi!

NËSE NUK NDIHMONI DOT TË KALOHET KRIZA E PANDEMISË, TË PAKTËN MOS PRISHNI PUNË! BOLL MË!

Aleanca për Shqiptarët

12.08.2020



Të ndryshme
Më shumë
“I thashë jam nga Kosova, ai filloi të qajë…”, flet shqiptari që iu ndihmoi gjermanëve pas vërshimeve19 July 2021
Adelina Tahiri publikon fotografi joshëse nga një dasmë13 August 2021
Maqedoni: Rritet frika te popullata për mundësinë e infektimit me coronavirus29 June 2020