Nga Vendi
14 August 2020
Grubi dhe Zaev demantojnë arritjen e një marrëveshje për koalicion: Bisedimet vazhdojnë

Lajmet që po rrjedhin mbi arritjen e një marrëveshje për koalicion mes BDI-së dhe LSDM-së duket se nuk janë të vërteta edhe pse është shkruar që modeli i qeverisjes të jetë 3+1 për postin e kryeministrit, por megjithatë nga BDI dhe LSDM demantohet një gjë e tillë duke thënë se bisedimet janë duke u zhvilluar akoma dhe se deri më tash nuk ka asnjë gjë konkrete, shkruan gazeta KOHA.

“Akoma nuk është arritur marrëveshje midis LSDM dhe BDI. Lajmet e vazhdueshme të rreme të prodhuara nga nëpërkëmbëzat opozitare shqiptare po rrënojnë pozitat negociuese të BDI dhe të shqiptarëve sepse po bëhen me qëllim të shmangies së përgjegjësisë brenda rradhëve të tyre për dështimin në zgjedhje dhe mashtrimin e votuesve”, kështu thekson Artan Grubi nga BDI për gazetën KOHA, ndërkohë që të njejtën gjë e demantojnë dhe nga ana e LSDM-së.

Kreu i LSDM-së në një prononcim për gazetën KOHA thotë se lajmi i liferuara për arritjen e marrëveshjes për postin e kryeministrit nuk është i vërtetë. “Nuk është e vërtetë. Bisedimet vazhdojnë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

 



Të ndryshme
Më shumë
Bytyqi: Planin B për taksën ekologjike do ta thonë qytetarët28 June 2021
Kolegët e spiunuan te menaxheri, infermierja hiqet nga puna17 August 2021
Masakrim me sopatë, goditje me shufër metalike e breshëri plumbash / Vrasjet e rënda të femrave në Kosovë25 August 2021