Kuriozitete
19 August 2020
Çfarë e bën ujin I AM WATER të jetë aq i pastër?

I am water ka një shije tepër të pastër por të dallueshme nga ujat e tjerë me sasi shumë të vogël të mineraleve. I AM WATER gjithashtu njihet si një ndër ujrat më të pastër të tokës sonë me vetëm 41 miligram për litër mbetje të thata. Këto janë pikërisht si tregon emri: mbetjet që duken si gurë të bardhë në fund të tenxheres pasi zijeni ujin. Ky është një numër tejmase i vogël nëse e krahasoni edhe me ujrat më të shtrenjtë në botë nga të cilat të gjitha përmbajnë sasi shumë më të madhe se kjo.

Duke marrë parasysh këtë, ne mund që lirisht tju garantojmë se uji I AM WATER është një ndër ujrat më të pastër që ju do pini ndonjëherë. Për më shumë rehati, gjithashtu duhet përmendur që uji jonë ka fituar edhe çmimin e "International Taste Award", çmim i cili tregon per kualitetin dhe pastërtinë që e bëjnë ujin tonë të dallojë nga ujrat e tjerë.

Në spektrin e këtij këndvështrimi hyjnë karakteristika të shumta nga të cilat të gjitha janë më të veçanta se tjetra, përshembull fakti që ujin I AM WATER rrjedh direkt nga një burim në malin tonë Sharr, që do të thotë se është i paprekur nga njerzit dhe rruan të gjitha veçoritë e tij në terme të kualitetin dhe mbushet në shishet tona BPA-Free për tu dërguar në markete, zyrat, e shtëpitë tuaja.

Për të sqaruar më mirë termin BPA-Free, BPA është një kemikal që përmbajnë shishet plastike anë e mbanë botës për të bërë shishen të qëndrojë më e fortë, poashtu edhe për arsye estetike të cilat mundësojnë mënyra më të lehta për krijimin e po asaj shisheje. Shishet tona të I AM Water nuk përmbajnë këtë kemikal i cili tenton që të prish kualitetin e ujit që ju pini, poashtu edhe shijen. Shija freskuese dhe pastërtia e ujit tonë është gjëja që neve na bën të ndjehemi krenar, dhe është diçka që dju sjell benefite në jetën tuaj të përditshme.

 

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Shtetasit e RMV mund të tranzitojnë nëpër Serbi pa PCR-test22 August 2020
Burri i dehur e rrahu gruan e tij pasi kjo nuk e përshëndeti 1 July 2021
Xhaferi: Me Marrëveshjen e Ohrit e kemi transformuar shoqërinë13 August 2021