Nga Vendi
21 August 2020
ASH-AAA do ta largohet gjatë votimit të Xhaferit

Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit ASH AAA, Skender Rexhepi tha se 1/3 e 15 deputetëve të BDI-së është zgjedhur me vota të vjedhura dhe se rrjedhimisht BDI-ja në Kuvend përfaqëson demokraci të vjedhur që vetëm e stimulon edhr më shumë ikjen e të rinjve. “Nuk është patriotizëm të vjedhësh vota dhe me to të propozosh kryeparlamentar” theksoi Rexhepi, duke paralajmëruar se deputetët e koalicionit ASH AAA nuk do të marrin pjesë në seancë gjatë votimit të Xhaferit, me arsyetimin se siç theksoi “Nuk do të jenë pjesë e kësaj njolle të zezë”.

Kreu i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti i hodhi poshtë akuzat si të pavërteta dhe si përpjekje për defokusim të opinionit. Mexhiti tha se kjo nuk ishte e papritur nga parti që ka humbur zgjedhjet, duke iu bërë thirrje krerëve të koalicionit të japin dorëheqje.



Të ndryshme
Më shumë
Arben Taravari kërkon dorëheqjen e Qeverisë 9 September 2021
Vuçiq: Ushtria serbe nuk do të futet në Kosovë, paqja është e nevojshme – pres reagimin e NATO-s27 September 2021
Maqedoni: Janë vaksinuar 47 përqind e popullsisë së rritur 7 October 2021