Nga Vendi
23 June 2020
Edhe 52 të infektuar me COVID-19 dhe 39 të shëruar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe 52 raste të personave të infektuar me COVID-19, kurse 39 persona janë shëruar.

Me 52 rastet e sotme, numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë shkon në  2,268, kurse deri më sot janë shëruar gjithsej 1,108 persona. Ndërsa janë gjithsej 37 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sipas IKSHPK, “sot më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 302 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 52 raste”.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

Sot më 23 qershor 2020, janë shëruar 39 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.108 raste.



Të ndryshme
Më shumë
Florim Cuculi: Personat më të prekur nga Covid-19 janë të rinjët31 August 2021
MSh-Maqedoni: 85% e rasteve të reja dhe 91% e atyre të shtruar në spital janë të pavaksinuar20 August 2021
Izet Mexhiti: Bashkë, na priftë e mbara! 4 August 2020