Nga Rajoni
23 August 2020
Ministria shqiptare e Shëndetësisë publikon udhëzuesin për rihapjen e shkollave

Zbardhet udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e shkollave në kushte pandemie në Shqipëri për vitin e ri shkollor.

Udhëzuesi mësohet se është miratuar tashmë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe do të shërbejë për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe kopshteve si dhe për prindërit.

Do të ketë grafik nga shkollat për hyrjen e nxënësve me orare dhe nën monitorimin e mësuesve kujdestarë. Nxënësit duhet të paraqiten me përpikëri dhe kur hyjnë mbajnë radhë 2 metra nga njëri- tjetri. Kush shfaq simptoma lajmëron mësuesin kujdestar që me mjekun e shkollës apo familjes verifikon nëse ka COVID-19 apo jo.

Po ashtu pas futjes së të gjithë nxënësve, dera e shkollës mbyllet dhe nuk hapet më deri në përfundim të procesit mësimor. Në rast se nxënësi del nga shkolla nuk lejohet të hyjë më, dhe lëvizja e nxënësve lejohet vetëm brenda territorit të shkollës.

Nuk do të lejohet dalja nga klasa e nxënësve vetëm në rastet kur duhet të shkojnë në tualet. Në korridore ata duhet të mbajnë distancë 1.5 metra teksa nuk lejohen aktivitetet me më shumë se 10 veta në ambientet jashtë. Të gjithë nxënësit që thyejnë masat ndaj COVID-19 brenda institucioneve arsimore parauniversitare do të ndëshkohen me masë disiplinore. /Ora News/



Të ndryshme
Më shumë
Danilovski: Me llojin indian mund të infektohen edhe personat e vaksinuar, por rreziku është i vogël21 June 2021
Shkupi e shënon 58 vjetorin e tërmetit katastrofik26 July 2021
Modeli për vitin e ri shkollor, gati deri të hënën 5 August 2020