Nga Vendi
24 August 2020
Lista e propozuar për ministra në qeverinë e re të RMV-së nuk do të ndryshojë

Ali Ahmeti nuk e ka ndërmend që ta ndryshojë listën e ministrave të propozuar, edhe pse ka kundërshtime nga dega e Çairit dhe Sarajit.

Kështu thonë nga BDI-ja, duke shtuar se kandidatët tashmë kanë marrë dritën e gjelbërt të trupave partiak dhe udhëheqësia nuk do të bëjë ndryshime.

Sipas TV Telma, lideri i partisë, Ali Ahmeti është duke bisduar me Izet Mexhitin, Arben Ziberin dhe deputetët tjerë të cilët kundërshtojnë ta votojnë qeverinë e re, nëse nga aty nuk largohet Bujar Osmani ose Artan Grubi.

Pritet që këto zëra të marrin fund dhe të tejkalohen mosmarrëveshjet, që të mund të sigurohet shumica prej 62 deputetëve.

Lista e propozuar me emra pritet që këto ditë të dërgohet në kuvend./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
New York Times reportazh mbi afganët e strehuar në plazhin e Shëngjinit14 September 2021
Katër viktima dhe 126 raste të reja me Covid-19, shërohen 48 pacintë30 June 2020
Si e mori mbiemrin “Mehmet Kosova”, flet vetë aktori 5 August 2021