Nga Vendi
24 June 2020
"Partitë shqiptare nën një slogan"?

Për hajër fushata zgjedhore 2020! 


I pamë edhe deklaratat, po shpalosën programet, u mprehën “armët” dhe tani jemi gati për… Ok, çfarë po presim? A do të jeni JU subjekte politike të qarta se çfarë synoni edhe mundoheni të na ofroni apo… Mos vallë të gjitha partitë shqiptare nëpërmjet sloganeve të tyre po mundohen të na japin nje mesazh? A ka një koordinim të llogaritur, apo është thjesht rastësi? “Pse jo?” “Mundemi, edhe më shumë edhe më mirë” “ Tash është koha” “ vjen vera ka dera” . Në “ luftë” kundër njëri-tjetrit apo “kundër” njëri- tjetrit për të arritur qëllimin e përbashkët, të zgjidhjes njëherë e mirë të çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit këtë presim edhe shpresojmë të gjithë. Eh, në fakt është një “turp” i madh që po e jetojmë dhe duhet t’ua shpjegojmë edhe pasardhësve tanë se pse quhemi 20% në shekullin XXI, dhe nacionalitetin e tregojmë më drejtë me numër. Hajde t’i lëmë mënjanë garat e pushtetit që do të na shërbejnë vetëm për plotësimin e ca “tekave” afatshkurtra. Ca punësime më tepër, ndonjë tender apo ndonjë post që s’do mund t’i mungojë ajo parashtesa e famshme ZËVENDËS. Pse të mos synojmë më larg dhe të guxojmë më shumë. Apo na pengon ai 80%, ndoshta këtu është fshehur guximi. Le të jemi pak më të përgjegjshëm dhe ta vendosim interesin e përgjithshëm mbi atë të ngushtin personal, që nesër bota të na njohë si “ shqiptar” jo si “statistikë”. 

Te bëhemi bashkë, MUNDEMI, EDHE MË SHUMË EDHE MË MIRË, TASH ËSHTË KOHA,  Epo, le të na VJEN VERA KA DERA, PSE JO?/AlmakPress

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Venko Filipçe : Në ditën e zgjedhjeve do të jetë e sigurt të votohet 7 July 2020
KSHZ hedh poshtë të gjitha ankesat e parashtruara nga partitë politike19 July 2020
Shkup: Gjykata Penale përgatiti 3.500 certifikata dhe vërtetime për kandidatët për kryetar të komunave22 September 2021