Nga Vendi
24 June 2020
Shkup, 12-vjeçari plagoset pas goditjeve me mjet të mprehtë

Një fëmijë i moshës 12 vjeçare është therur me një mjet të mprehtë në pazarin e gjelbër në Shkup, njoftojnë nga MPB.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 20:00. Në polici është raportuar se 12-vjeçari është gjetur me plagë në pjesën e shpinës, të shkaktuara nga goditjet me një mjet të mprehtë nga një person i panjohur.

I mituri është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku mjekët kanë konstatuar plagë në trupin e 12 vjeçarit.

MPB njofton se po merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit..



Të ndryshme
Më shumë
Shtatë viktima dhe 115 raste të reja me Covid-19, shërohen 40 pacientë 5 July 2020
EKSKLUZIVE: Adem Karaga rikthehet në krye të Tetarit Shqiptar24 August 2020
12 persona nga Tetova dhe Gostivari nuk respektuan vendimin për karantinë20 August 2021