Nga Vendi
28 August 2020
Pesë viiktima dhe 159 raste të reja me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 159 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2018 mostrave.

Në Shkup janë regjistruar 45 raste të reja, Kumanovë 26, Dibër 9, Shtip 10, Prilep 12, Tetovë 5, Strugë 4, Veles 4, Manastir 2, Ohër 2, Kavadar 7, Gostivar 6, Gjevgjeli  3, Strumicë 4, Krivogashtani 6, Koçani 2, Probishtip 2, Pehçevë 3, Berovë 1, Dellçevë 3, Kratovë 1, Shën Nikollë 1, Kërçovë 1.

Si pasojë e komplikimeve me Covid 19 jetë kanë ndërruar 5 pacientë. Një pacient nga Shkupi (61), dy pacientë nga Dibra (43 dhe 86), një pacient nga Kërçova (62) dhe një pacient nga Demir Hisari (70). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 212 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid 19 ka arritur në 590.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 14163 persona.

Prej tyre, 10,933 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2640.



Të ndryshme
Më shumë
Eneda Tarifa: Nuk besoj në Zot26 August 2021
E goditi gruan në qafë dhe e kafshoi në shpinë në prani të fëmijëve, merret vendimi për bashkëshortin 31 August 2021
Albon Xhemaili: E gjetëm komunën me dy milionë euro borxh, tani ka zero 8 October 2021