Nga Vendi
24 June 2020
Tetë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19, 2 viktima nga Tetova

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1208 testime të realizuara, 136 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe atë:

Shkup-80, Tetovë-24, Kumanovë-6, Shtip-1, Prilep-3, Strugë-1, Veles-3, Ohër-5, Gostivar-4, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Kërçovë-1, Resnjë-4 dhe Negotinë-1.

Janë shëruar 43 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar 8 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19 prej të cilëve dy janë nga Tetova dhe rrethina.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5450, prej të cilëve 2091 janë shëruar kurse 259 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Aktualisht në vendin tonë ka 3095 raste aktive me koronavirusin e ri.



Të ndryshme
Më shumë
Besimi: Mbështetje e fuqishme për Maqedoninë nga Banka Botërore gjatë kohës së ballafaqimit me pandeminë14 September 2020
Këngë në gjuhën gjermane e bashkëpunime, Dhurata zbulon planet në muzikë30 June 2021
“Zogu i Tiranës” flet për kohën në burg: Festuam Shën Valentinin29 September 2021