Nga Bota
29 August 2020
Rriten tensionet! Aeroplanët turq pengojnë F-16 greke të hyjnë në rajonin Navtex, dalin pamjet (VIDEO)

Ministria Turke e Mbrojtjes tha se gjashtë aeroplanë grekë ushtarakë F-16 që po i afroheshin zonës mesdhetare lindore, të cilën Turqia më parë e kishte caktuar si një zonë kërkimi për hidrokarbure, u përgjuan dhe u penguin në avancim.

Një deklaratë në faqen e internetit të ministrisë përkatëse turke thotë se sistemet e radarit të Forcave Ajrore Turke regjistruan dje gjashtë aeroplanë F-16 grekë që fluturonin nga ishulli i Kretës në drejtim të pjesës jugore të Qipros.

Thuhet gjithashtu se Forca Ajrore Turke përgjoi dhe pengoi avionët grekë që t’i afroheshin rajonit, të cilin Turqia e shënoi si një zonë kërkimore me një shpallje të hershme Navtex, me aeroplanë F-16 në jugperëndim të ishullit të Qipros.

“Forcat detare dhe ajrore të Turqisë vazhdojnë me vendosmëri absolute për të mbrojtur të drejtat dhe interesat edhe në Mesdheun lindor,” thuhet në deklaratë.

Ministria lëshoi gjithashtu pamjet e përgjimit nga aeroplanët turq.

VIDEO:



Të ndryshme
Më shumë
Ja emrat e katër kandidaturave të BDl për katër komunat e rajonit të Tetovës24 June 2021
OBRM-PPDUKM: Me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, Zaev do të merr nga 54 milionë euro nga qytetarët dhe firmat24 June 2021
Instagram vs realitet: Megi Pojani dëshpëron me ‘linjat e saj’ nga ato që i poston në foto22 June 2021