Nga Vendi
31 August 2020
Sot protesta nga nxënësit e shkollave të mesme për mësim të kombinuar

Ministra e re e Arsimit Mila Carovska ditën e parë në punë do të ballafaqohet me protesta të paralajmëruara për sot pas dite në ora 17 e 30 nga ana e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Kërkesa e tyre do të jetë që më 1 tetor procesi mësimor të fillojë menjëherë me model të kombinuar të mësimit, e jo onlajn, në komunat ku nuk ka shumë të infektuar me koronavirus.

Nga UNSHM presin të takohen me Mnistren e re Carovska ngaqë sipas tyre Qeveria e re është në dijeni për kërkesat e kësaj organizate.

 

Në protestë krahas nxënësve të shkollave të mesme nga degët e Unionit në vend, do t’u bashkëngjiten edhe mësimdhënësit dhe prindërit, kurse mbështetje kanë edhe nga Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi”.



Të ndryshme
Më shumë
Pas shumë kohësh, Unikkatil rikthehet me një bashkëpunim 1 July 2021
Dafina Zeqiri mban koncert virtual për fansat e saj15 May 2020
Për një javë në Maqedoni për 27.3 për qind është zvogëluar numri i rasteve të reja me coronavirus 7 September 2021