Kuriozitete
2 September 2020
Depresioni në adoleshencë dhe rreziku që vjen prej tij

Sipas një hulumtimi të kryer së fundmi, depresioni ose ankthi në adoleshencë shoqërohet me një rrezik më të madh për të pësuar një sulm në zemër në moshën e mesme.

Ekspertët shprehen se mirëqenia mendore është në rënie tek të rinjtë dhe depresioni në adoleshencë rrit me 20% rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare në moshën e rritur.

Studimi zbuloi se një çrregullim mendor në adoleshencë shoqërohet me rrezikun e infarktit të miokardit në vitet e mëvonshme.

Autori i studimit, Cecilia Bergh u shpreh: Aktiviteti fizik në adoleshencë mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundjet e mëvonshme të zemrës. Ushtrimet gjithashtu mund të lehtësojë disa nga pasojat negative të stresit.

Sipas studimit, kjo është e rëndësishme për të gjithë adoleshentët, por veçanërisht për ata të cilët përballen me stres dhe depresion./gjurma.com



Të ndryshme
Më shumë
Makina del nga rruga, humb jetën vozitësi 54 vjeçar 9 July 2020
Moti sot në Maqedoninë e Veriut17 September 2021
Çfarë i bën trurit tuaj gjumi më pak se gjashtë orë? 2 November 2021