Kuriozitete
2 September 2020
Makina, objekti më i rëndësishëm për amerikanët gjatë pandemisë

Një studim ka zbuluar se gjatë pandemisë, automjeti privat ka luajtur një rol thelbësor për amerikanët. Sipas studimit, qytetarët e SHBA kanë kaluar kohë të konsiderueshme brenda makinës së tyre gjatë periudhës së pandemisë.

Në këtë studim ku morën pjesë 2 mijë persona, rezultoi se 73% e tyre e shfrytëzonin makinën si një hapësirë private vetëm për t’u larguar nga njerëzit me të cilët bashkëjetojnë.

Ndër arsye të tjera të rëndësishme kanë qenë përdorimi i automjetit gjatë kohës së lirë, si dhe për të udhëtuar. Jo pak e përdorën mjetin për të dalë për pazar.

1/3 e të anketuarve thanë se e përdornin makinën për të qëndruar në privatësi kur bënin telefonata pune apo personale. Ndërsa 32% e personave që morën pjesë në studim thanë se e kishin shndërruar automjetin në zyrë pune të improvizuar.

Udhëheqësja e këtij studimi, Wendy McMullin, theksoi se pandemia tregoi rëndësinë që ka hapësira personale dhe privatësia, dy elemente të rëndësishme të jetës së njeriut që gjatë pandemisë gjetën “ngushëllim” tek automjetet private. /tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Lajm i bujshëm! Shqiptarët do udhëtojnë pa viza në një nga shtetet më të pasura të botës24 September 2021
Ekipi i “BB VIP” mbështet haptas Donaldin? Ja çfarë kanë vënë re ndjekësit27 December 2021
“Na thave zemrat o Endrit”, vdes djaloshi... 27 September 2021