Nga Bota
2 September 2020
Koronavirusi anulon karnavalet e Britanisë, festimet do të bëhen “online”

Një ndër ngjarjet kulturore më të mëdha që mbahen çdo vit në Londër, karnavalet e Notting Hill, janë anuluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Edhe pse ato janë pezulluar sikurse çdo aktivitet, disa persona të veshur me elemente festivë zgjodhën të sjellin një farë fryme festivali në rrugët e qeta të Londrës Perëndimore.

Kanavalet Notting Hill që tërheqin më shumë se një milion vizitorë çdo vit duhet të zhvilloheshin ditën e djeshme, por pandemia e Covid-19, e cila tanimë po merr një trajektore më agresive ka detyruar që ta realizojnë në mënyrë virtuale.

Por kjo gjë ka nxitur kritika pasi shumë persona janë shprehur se nuk ngjallin asnjë emocion nëse ato mbahen online. Dy burra shmangën taksitë e Londrës dhe filluan të performonin në rrugë teksa jeta në Britaninë e Madhe është gjallëruar disi pas mbylljes për më shumë se 3 muaj.

Policia e Londrës u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin tubimet e mëdha gjatë fundjavës dhe festat. Të njohura ndryshe si Karnavalet e Karaibeve kjo festë ishte ndër më të mëdhatë që u bënë në shenjë solidariteti për të gjitha komunitetet afro-karaibiane që jetojnë në Britani.

Që nga ajo kohë këto lloj karanavalesh morën të tjera përmasa, duke u bërë festa më e madhe në rrugë, në gjithë Evropën dhe një spektakël që tashmë shënjon kulturën britanike.



Të ndryshme
Më shumë
Shikojeni mirë Melinden në këto foto, ka apo s’ka silikon 2 September 2021
Kosova mban rekordin për përdorim të internetit për lajme, muzikë e lojëra27 August 2021
Florjanës i ngel hatri me Brunon dhe nuk e shoqëron në emision, ish-konkurrenti tregon arsyen25 March 2022